Dy makina janë përplasur mbrëmjen e së dielës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Pas përplasjes, fuoristrada “Mercedes Benz” tip “ML” ka përfunduar në trotuar, duke u përplasur me sinjalistikën rrugore.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të një banke të nivelit të dytë në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Nga përplasja mësohet se nuk ka të dëmtuar.

/tvklan.al