Një shqiptar ka humbur tragjikisht jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik, në Piemonte të Italisë.

Bëhet fjalë për një 47 – vjeçar, për të cilin mediat italiane japin vetëm iniciale G.D.

Ai mësohet se udhëtonte me motor, kur u përplas me një automjet, rreth orës 20:00 të mbrëmjes të së mërkurës.

Shqiptari udhëtonte në drejtim të Centallo dhe u përplas me një automjetin që po vinte nga kahu i kundërt.

Pavarësisht ndihmës së dhënë nga autoritetet, 47 – vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra./tvklan.al