Rreth 20 kg kanabis është sekuestruar nga policia kufitare enë Kakavijë, ndërsa në pranga kanë përfunduar tre persona.

2

Në dalje të fshatit Vrisera, nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e policisë kufitare në automjetin tip “Nissan”, me targa AA 061OK, u konstatuan disa pako poshtë kofanos së automjetit, në të cilat dyshohej se kishte lëndë narkotike.

3

Pas kontrollit të imtësishëm rezultoi se poshtë kofanos ndodheshin 10 pako të formave dhe përmasave të ndryshme, të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte kanabis.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në pranga përfunduan: Paulin Brahimi, 38 vjeç; Kastriot Llupi, 26 vjeç; Vilson Rushi, 25 vjeç. Të tre janë nga Gjirokastra./tvklan.al