Gjatë karrierës, një mami ndihmon me qindra prindër që të sjellin në jetë fëmijën dhe asiston lindje të panumërta. Kjo do të thotë se kur vjen puna për të lindur vetë, ato e njohin mirë të gjithë procedurën.

Dhe mamia Emily Dial nga Kentucky, SHBA, nuk kishte ndërmend që një prerje Cezariane ta ndalonte atë që të sillte vetë në jetë fëmijën e saj.

Imazhet e kësaj ngjarjeje të rrallë u postuan nga fotografia Sarah Hill, e cila e konsideroi atë ditë si më të pabesueshmen e jetës së saj.

“E mrekullueshmja Emily Dial jo vetëm që iu nënshtrua një ndërhyrjeje cezariane, por ajo e nxori beben vetë nga barku i saj. Ishte kaq e pabesueshme”,

shkruajti ajo në Facebook ndërsa shtoi:

“Të thuash që është e mrekullueshme, është e pamjaftueshme”.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, Sarah dhe Emily ishin takuar 3 vite më parë kur Emily kishte asistuar lindjen e Sarah dhe që prej asaj kohe ato ishin bërë mikesha.

/tvklan.al