Policia greke kapi dje një sasi prej 23 kilogramë heroinë në Athinë me vlerë 350 mijë euro, ndërsa në pranga ranë 5 persona.

Tre prej tyre ishin shqiptarë, të cilët drejtonin këtë rrjet droge. Mediat greke kanë zbardhur të tjera detaje rreth të arrestuarve. Shtypi grek shkruan se njëri prej shqiptarëve të arrestuar ka pseudonimin “Maradona”. Ai është 27 vjeç kurse identiteti nuk i është bërë publik.

Dy shqiptarët e tjerë të arrestuar janë 45 vjeç dhe një grua 39-vjeçare. Në pranga ranë edhe dy grekë bashkëpunëtorë të tyre, 19 vjeç dhe 41 vjeç. Sipas hetimeve të policisë, heriona shpërndahej në qytetet e Selanikut, Patras dhe Larisës.

Heroina paketohej dhe mbi të kishte mbishkrime që korrenspondonte me destinacionet ku do të trafikohej, konkretisht me qytetet e sipërpërmendura. Gjatë operacionit anti-drogë, policia e Athinës bllokoi të gjithë zonën ku shqiptarët mbanin të fshehur heroinën. Droga u gjet në laboratorin e grupit kriminal. Përveç heroinës, autoritetet sekuestruan edhe 16 kg përzierës, 38 gram marijuanë dhe 525 Euro.

/tvklan.al