Një sasi droge është sekuestruar nga policia e Elbasanit gjatë një operacioni të koduar “Marangozi”.

Uniformat blu arrestuan Andon Allën 41 vjeç nga fshati Dushk i Lushnjes. Ai u prangos në fshatin Kosovë e Madhe në Belsh, pasi gjatë kontrollit në makinën e tij tip “Opel” u gjetën dhe u sekuestruan 12 kg kanabis.

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./

tvklan.al