Kjo është Alyssa Elsman, 18 – vjeçarja e cila u përplas për vdekje në Times Squares të New York, pasi një automjet u fut në mes të këmbësorëve.

Identiteti i të resë u konfirmua nga policia e New York. 18 – vjeçarja mësohet se po ecte në zemër të Midtown Manhatan me motrën e saj 13 – vjeçare kur ndodhi ngjarja.

Kjo e fundit mësohet se ka mbetur e plagosur, sëbashku me 22 persona të tjerë.

Autor i kësaj ngjarjeje që tronditi këtë enjte Shtete e Bashkuara është 26 – vjeçari Richard Rojas, nga Bronx. Ai e hipi makinën në trotuar dhe eci me shpejtësi të lartë për disa metra, duke marrë përpara këmbësorët.

Nga të plagosurit, 4 prej tyre mësohet se kanë marrë plagë kritike, me fraktura e trauma të shumta. Ata po trajtohen në spital, sëbashku me pjesën tjetër të të lënduarve, ndërsa gjendja shëndetësore 13 – vjeçares ende nuk dihet.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Kryebashkiaku i New York, Bill de Blasio dhe drejtuesit e policisë e zjarrfikëses thanë se autori po lëvizte në 7th Avenue kur u kthye dhe u fut në trotuar.

Rojas u përpoq të largohej nga vendi i ngjarjes, por u ndalua nga një agjent trafiku. Autoritetet shpjeguan se për kapjen e Rojas u përfshinë edhe njerëz të thjeshtë.

Rrjeti amerikan NBC raportoi se Rojas pranoi para policisë se kishte pirë marijuanë përpara aksidentit. U raportua gjithashtu se Rojas ishte përleshur me një prej oficerëve të policisë gjatë arrestimit.

Ai mësohet se është rekorde kriminale dhe në një rast mësohet se ishte ndaluar pikërisht për drejtim të automjetit jashtë normave të lejuara.

Rojas kishte qenë gjithashtu pjesë e Forcave të Armatosura, ndonëse rreth kësaj nuk ka ende detaje.

Rreth 330 mijë persona kalojnë në

Times Squares

çdo ditë. Aktualisht zona vijon të mbetet e mbyllur nga policia./tvklan.al

*Më poshtë gjeni foto nga vendi i ngjarjes: