Rruga që përshkojnë shqiptarët për të shkuar në Britani është pasqyruar edhe në mediat e vendit ishullor.

Daily Mail ka publikuar një artikull ku tregon për shqiptarët të cilët mundohen të kalojnë kufirin brenda kamionëve. Sipas tyre, fotot e publikuara nga shqiptarët ilustrojnë rritjen e emigrimit ilegal të tyre drejt Britanisë.

“Të rinj shqiptarë të fshehur brenda kamionëve postojnë foto në Facebook në faqe si ‘Shqiptarët në Londër’ me përshkimin ‘Rrugës’ sipër fotos. Vetë familjarët e tyre e pranojnë që i dërgojnë fëmijët në Britani dhe thonë se këtë e bëjnë për një jetë më të mirë”,

shkruhet në median britanike.  

Daily Mail ka zbuluar se shumica e këtyre të rinjve përfundojnë në qendra kujdestarie ose nën mëshirën e kriminelëve. Disa janë të detyruar që të punojnë si korrierë droge për bandat shqiptarë, të cilat policia pak ditë më parë i quajti si më të pamëshirshmet që Britania ka parë ndonjëherë.

/tvklan.al