Kur shkon në një lokal apo restorant, pret që pijet dhe ushqimi të jenë fokusi i natës.

Por në këto biznese që do t’ju tregojmë janë tabelat dhe shënimet ato që do të lënë përshtypjen më të madhe për çdo klient.

Nga një paralajmërim që të mos trokisni në xham sepse

bagels

mund të frikësohen, në një pikturë të Donald Trump në tualet, ku është vendosur WC-ja në formën e gojës së tij, këto fotografi provojnë se do t’ju duhet të merrni sensin e humorit me vete nëse do të vizitoni ndonjë nga këto vende.

Shenjat, njoftimet dhe dekorimet e pazakonta, të përpiluara nga Bored Panda, tregojnë mënyra shumë kreative që menaxherët të tërheqin klientelë.

Ju lutem mos prekni në xham … Tremb bagelat

“Shtt, po flenë!”

Menaxheri i kësaj kafeneje ka gjetur mënyrën më argëtuese për t’i kërkuar njerëzve të mos lënë shenjat e gishtave të tyre mbi xham.

Në rast zjarri, më kthe! /Jo tani budalla! Në rast zjarri!!!

 

Ata duhet të mësojnë të lexojnë udhëzimet! Duke pritur të gjente disa udhëzime sesi mund t’i shpëtosh një zjarri në një restorant, klienti gjeti një shaka.

Një klient zbuloi se një bar në Barcelonë kishte vendosur një foto gjigante të fytyrës së Donald Trump, me një WC në formë goje.

Të gjithë amerikanët duhet të shoqërohen nga një maxhoren

Një amerikan, i cili vizitoi një bar në Zelandën e Re, u shokua kur mësoi se çfarë mendon bota për shtetasit e SHBA.

“Të paktën janë të ndershëm!”

Ky restorant ishte i hapur për faktin se ata kanë një tavolinë që askush nuk dëshiron të ulet, ndaj i ofrojnë darkuesve që ulen aty 10 përqind ulje të çmimit të faturës.

Bli një birrë me çmimin e dy birrave dhe merr birrën e dytë absolutisht falas

“Çfarë marrëveshje!”

Ky lokal po përpiqet të tërheqë klientët, duke i bërë ata të lexojnë ofertën e tyre “speciale”, e cila rezulton të mos jetë fare një ofertë.

Ushqimi meksikan kaq autentik, sa Donald Trump do të ndërtonte një mur rreth tij

Ky restorant meksikan diti si t’i përgjigjej fushatës së Presidentit Donald Trump, i cili premtoi se do të ndërtonte një mur midis Meksikës dhe Amerikës për të ndaluar imigracionin e paligjshëm./tvklan.al