Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan zhvillon vizitë zyrtare në Athinë, kur kanë kaluar më shumë se 60 vite nga vizita e një shtetari turk në Greqi.

Masa të forta sigurie janë ndërmarrë nga autoritetet greke, ndërsa vet Presidenti Erdogan ka marrë me vete më shumë se 200 roje personale. Rol të veçantë në sigurinë e tij luan edhe automjeti me të cilin udhëton, “Mercedes Maybach S600” i blinduar.

Kjo makinë, versioni më i fundit dhe luksoz i Mercedes, mund të përballojë edhe sulmet me raketa dhe ato kimike. Mjeti ka edhe një sistem kundër zjarrit. Vërtetë një “bunker” i lëvizshëm.

/tvklan.al