Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në kryeqytet.

Zjarri ra në një shtëpi private tek “Pazari i Ri”.

Shkak për rënien e tij mësohet se është bërë një mangall me prush, që familja përdorte për t’u ngrohur.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet e zjarrfikëses, që bënë të mundur shuarjen e flakëve./tvklan.al

zjarri2