Të përballur me një gjendje kaotike, njerëz të lënduar e të mbuluar nga gjaku, ishin njerëzit e thjeshtë ata që në heshtje u sollën si heronj të vërtetë.

Sëbashku me policinë dhe sherbimet e emergjencës, qytetarë të shumtë qëndruan brenda zonës së izoluar në Westminster, duke i ardhur në ndihmë të lënduarve.

Fotografitë e shpërndara nëpër rrjetet sociale nuk kanë nevojë për fjalë.

Pamjet tregojnë gjithashtu sesi një person i vetëm arriti të krijonte kasaphanë në zemrën të kryeqytetit britanik, duke i marrë jetën 3 personave të pafajshëm, e duke plagosur të paktën 40 të tjerë.

Në mesin e këtyre heronjve të heshtur ishte edhe deputeti Tobias Ellwood, që u përpoq deri në fund t’i shpëtonte jetën oficerit të policisë, Keith Palmer. Ellwood, i cili vëllain e tij e humbi nga dora e terroristëve në 2002 –in u kthye në hero dhe në një shëmbull të politikanit që mbi të gjitha është njeri.

Fytyra e tij, por edhe e kolegëve të 48 – vjeçarit Palmer tregonin qartë dëshpërimin për jetën që nuk mundën të shpëtonin./tvklan.al