Policia e Gjirokastrës ka ndaluar një 27-vjeçar për shkatërrim të pronës me zjarr. Ai është Ermal Isaraj nga fshati Humelic, thotë policia.

Bëhet me dije se i riu vendosi zjarrin në tokën e tij në vendin e quajtur Lufat, por flakët i dolën jashtë kontrollit dhe u dogjën 6 dylym shkurre.

Ai është ndaluar nga uniformat blu dhe materialet iu referuan prokurorisë për veprën penale shkatërrim i pronës me zjarr.

/tvklan.al