Vdekja në mënyrë tragjike e 30 – vjeçares Drilona M. Duriçi, mëngjesin e së premtes në Tiranë, ka sjellë trishtim jo vetëm tek familjarët, por dhe banorët e zonës.

Në rrjetet sociale janë të shumta mesazhet për të, ndërsa mbesa e saj i premton se do jetë pranë fëmijës të saj.

Dhimbja bëhet më e thellë e zemra bëhet më e dobët. Ngrej sytë drejt qiellit për me t’pa po nuk me lejn lotët. Nuk e di ku duhet ta gjej forcën sot. Të kërkoj ty me sy ne çdo njeri që futet dhe del nga pragu i derës po nuk te gjej. Kisha menduar fundin e botes por jo të të humbja ty. Më dhemb shpirti o Lona. Ti u ngjite në qiell për tu bër engjëll, engjëlli mbrojtës i Rajanit. Të premtoj që do kujdesem për atë do i behëm motër dhe do më ketë pranë çdo moment. Do të të dua gjithë jetën. U prefsh ne paqe,Lona jonë!”

, shkruan Krista, mbesa e 30-vjeçares.

V2

Mëngjesin e së premtes, rreth orës 10:00, në kollonën e ashensorit të një pallati në rrugën “Muhamet Deliu”, në zonën e Freskut ra një zjarr në kabujt shpërndarës të energjisë elektrike, për shkak të një defekti teknik të ashensorit. Në momentin e zjarrit Drilona M. Duriçi sapo kishte hipur në ashensor. 

30-vjeçarja u bllokua dhe dyshohet që vdekja të jetë shkakuar nga asfiksia dhe karbonizimi. Siguria e ashensorëve në pallate vijon të jetë një problem shqetësues për banorët e kryeqytetit, ku jo në pak raste ka shkaktuar viktima./

tvklan.al