Një familje ka bërë apel pranë tvklan.al duke kërkuar ndihmë nga autoritetet që të evakuohen.

Bëhet fjalë për familjen e Pal Gjergji me 6 anëtarë në fshatin Luz të Fushë-Krujës, banesa e të cilit është përmbytur nga uji që prej ditës së djeshme. Sikurse mund ta shikoni edhe në fotot më poshtë, në banesë ndodhet edhe katër fëmijët të cilët janë të detyruar të durojnë të ftohtin dhe lagështirën.

Për tvklan.al, kryefamiljari thotë se ka telefonuar gjatë ditës së djeshme disa herë autoritetet lokale dhe askush nuk ka shkuar në ndihmë të tyre. Banesa e tij është përmbytur e tëra dhe është e pamundur që të largohet për shkak të rrugëve të bllokuara. I bëjmë apel autoriteteve që të shkojnë në ndihmë të familjes së Pal Gjergji në fshatin Luz të Fushë-Krujës.

/tvklan.al