Publikohen fotot e para nga klipi i ri i këngëtares nga Kosova, Kida në bashkëpunim e saj të fudnit me Ermal Fejzullahun.

Ne profilin e saj në Instagram, Orkidea Latifi (Kida), ka postuar një foto ku shfaqet së bashku me Ermalin, të  ulur në një tavolinë lukzoze mbrëmjeje.

Nga sa mund të dallohet Kida mban veshur një fustan elegant në ngjyrë të bardhë, ndërkohë që Ermali me një xhaketë shik, në ngjyrë të kuqe të errët.

Aktualisht ende nuk është publikuar titulli i këngës, që ka bërë bashkë dy këngëtarët nga Kosova, por dihet që këna është punuar nga studios  “On Records” në pronësi të dyshes së muzikantëve “Zapp & Chriss”.

Kjo nuk është hera e parë që Kida bashkëpunon me labelin nga Kosova, vetëm pak kohë më parë ajo erdhi me këngën dhe klipin “Ski ide”, një këngë me ritme R&B dhe Hip-Hop e prodhura nga dyshja./tvklan.al