Të gjithë emrat më të mëdhenj të Holliywood-it, muzikës, reallity show-t etj, janë mbledhur në eventin më të madh të kalendarit të showbizz-it, ku kanë sfiluar në tapetin e kuq.

Met Gala është një nga eventet më të rëndësishme dhe madhështore të vitit që mbahet në Muzeun Metropolitan të Artit në New York.

Yjet duhet të tregojnë më të mirën e elegancës dhe stilit në tapetin e kuq. Stilistët më të mëdhenj e nisin punën pothuajse një vit më parë për të stiluar veshje posaçërisht për eventin. Veshjet e të ftuarve çdo vit duhet t’i përshtaten temës së paracaktuar nga Instituti i Modës.

Tema e këtij viti ka qenë “Manus x Machina” :Moda në Epokën e Teknologjisë. Kim Kardashian, Cindy Crawford, Poppy Delevingne dhe Rosie Huntington-Whiteley janë disa nga yjet që kanë spikatur në tapetin e kuq me veshjet e tyre mjaft elegante ku ngjyra më dominuese dhe e përzgjedhur nga stililistët më të famshëm ka qenë ajo silver (e argjendë), pa lënë mënjanë dhe të bardhën ./tvklan.al