Ky është një çift, që i ka kaluar të 60-at dhe ka 37 vite që vishet me kombinim me njëri-tjetrin. Ata vishen kështu që nga dita që thanë “po” për të kaluar jetën bashkë.

 Ata janë nga Japonia, por fama e tyre tashmë ka kaluar shtetin dhe kontinentin e tyre, falë përdorimit aktiv të medies sociale.

Instagrami i tyre “Bonpon511” ndiqet nga më shumë se 300 000 persona, të cilët pëlqejnë kombinimet e çiftit.

Teksa shumë hasin vështirësi edhe kombinimin e çorapeve, ata kombinojnë veshjet me njëri-tjetrin që prej ditës që janë martuar. /tvklan.al