Pas përgatitjeve 5-ditore të autoriteteve turke, u arrit me sukses tërheqja nga gremina e avionit në aeroportin e Trabzonit.

Avioni i pasagjerëve në linjën Ankara-Trabzon doli nga pista dhe përfundoi në një zonë shkëmbore në bregun e Detit të Zi. Në aksident nuk pati të lënduar dhe të gjithë 162 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit u evakuuan me sukses nga avioni, raporton Anadolu Agency.

Megjithatë, përpara autoriteteve kompetente turke, mbeti një detyrë e vështirë e nxjerrjes së avionit të madh të tipit Boeing 737-800 i bllokuar në zonën e vështirë dhe të pjerrët shkëmbore.

Pasi u pezulluan fluturimet në aeroport, autoritetet me ndihmën e dy vinçave të peshëmbajtjes prej 500 dhe 300 tonë, arritën me sukses të tërheqin avionin nga gremina. 

Ekipet e shpëtimit me gjithsej 150 anëtarë punuan 11 orë për të tërhequr avionin. Aeroplani aktualisht është në vend të sigurt dhe ekipet kanë filluar të evakuojnë bagazhin që do t’u dorëzohet pronarëve. Aksioni i tërheqjes është ndjekur nga një numër ekipesh zjarrfikëse, emergjente dhe policore, por edhe nga një numër i madh i qytetarëve të cilët me orë ndoqën ngjarjen.

Koston e tërheqjes së avionit nga gremina do të mbulojë kompania e sigurimeve të linjave ajrore.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”400″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]/AA