Varrosi, një nga rreperët kryesorë të grupit OTR, ka postuar në faqen e tij zyrtare në Instagram një foto me Encën, një nga këngëtaret më të pëlqyera për publikun.

Ndërkohë që të gjithë menduan se dyshja e famshme Noizy-Enca, “u prishën” pas konfliktit që patën për diskutimin e meritave të secilit, rreperi i ka shuar të gjitha gojat e liga duke shkruar nën përshkrimin e fotos:

“Mbin krejt hallet e grupit përsipër jam fut ndërmjetës. Është dashuri njerëz mos u gëzoni kaq shpejt #OTRFAMILJEMODHE”./tvklan.al