Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë orëve të fundit kanë krijuar jo pak probleme për qytetarët e Vlorës. Siç mund të shihet edhe në këto foto, uji ka vërshuar nëpër rrugët e qytetit duke vështirsuar qarkullimin e qytetarëve.

Më problematike situata mësohet se ka qenë në rrugën e Portit, një segment gjithnjë problematik sa herë ka reshje të dendura shiu.

Edhe zona të tjera si lagja “28 Nëntori”, lagja “Pavarësia”, “Rruga Kosova”, etj janë përmbytur thuajse tërësisht.

Mësohet se për shkak të përmbytjeve të rrugëve, qarkullimi me automjete ka qenë tepër i vështirë, ndërsa në disa akse ka patur bllokim të rrugëve.

Reshjet vazhdojnë dhe parashikohet që situata fatkeqësisht të përkeqësohet./tvklan.al