Lumi i Senës ka arritur në nivelet e tij maksimale këto ditë, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në Paris dhe në pjesën verilindore të Francës.

Përmbytjet në qytetin e dashurisë, kanë bërë që për herë të parë muzeu i Louvre-it të mbyllet, që prej Luftës së Dytë Botërore, duke evakuuar disa nga pikturat që gjenden në të.

Foto tregojnë disa nga pikat më panoramike të qytetit të Parisit, të cilat gjendjen nën ujë.

Mbi 40 parqe dhe hapësira publike në këtë qytet janë mbyllur si pasojë e përmbytjeve, së bashku me disa bare dhe restorante buzë lumit dhe një pjese të metrosë në periferi të Parisit./tvklan.al