Kujtdo që ka qenë nga Parku i Madh i Liqenit i ka rënë sy në hyrje të tij një objekt i rrënuar plotësisht, i mbuluar me ferra dhe që kundërmonte erë të keqe. Pak veta e dinin se shumë vite më parë ajo ka qenë një godinë që i shërbente notarëve të liqenit artificial, por e harruar në vite ajo ishte degraduar në një rrangalle që nuk shërbente për asgjë.

Sot ajo godinë i është kthyer notarëve e bukur dhe plotë klas. Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e parqeve dhe Rekreacionit e kanë ringritur nga e para këtë godinë, duke i dhënë asaj rëndësinë që meriton. Godina e re do të shërbejë edhe si një ballkon panoramik për çdo frekuentues që do të shijojë panoramën, leximin, horizontin.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”407″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]Është kryetari i Bashkisë së Tiranës ai që na sjell fotot e transformimit, ndërsa shpreh dhe një thirrje për qytetarët që ta mirëmbajnë atë. “

Si ishte – si është? S’ka nevojë për shumë fjalë, për të parë ndryshimin rrënjësor të ish-objektit të Notarëve te Parku i Liqenit. Tani mbetet vetëm të kujdesemi për të!”

, shkruan Veliaj. Për të parë ndryshimin rrënjësor mjafton të shihni fotot e mëposhtme.

/tvklan.al