Hazal Kaya, një ndër aktoret më të dashura dhe të mirëpaguara, ka një tjetër pasion të madh përveç aktrimit.

Vitin e kaluar Kaya, e njohur në Shqipëri për rolin e Maralit në serialin me të njëjtin emër që transmetohet në Tv Klan, i është përkushtuar edhe gatimit.

Ajo madje ka përfunduar edhe një kurs profesional në Akademinë e Arteve të Kulinarisë, ku edhe është diplomuar.

Të qenit e njohur dhe e famshme si aktore nuk e ka penguar aktoren 26-vjeçare që të futet edhe si stazhiere pranë një hoteli, ku është paraqitur me përparësen e kuzhinieres.

Mbetet për t’u shikuar nëse në të ardhmen “Marali”-i do ta realizojë edhe një prej ëndrrave të saj që është hapja e një restoranti, ndoshta edhe me emrin e saj. /tvklan.al