Foto/ Pemë me kokë poshtë, trendi i ri i festave



Ato janë të zbukuruara njësoj si pemët e tjera të krishtlindjeve vetëm se disa varen nga tavani  dhe disa të tjera e kanë majën të ngulur në dysheme.

Këto ditë rrjetet sociale kanë qenë të mbushura me foto që  tregojnë se si njerëzit në mbarë globin i kanë vendosur pemët me kokë poshtë.

E nëse ky mund të jetë trendi më i ri në rrjetet sociale, në fakt pemët me kokë poshtë nuk janë asgjë e re.

Në të vërtetë, ato kanë qenë të përdorura për shekuj në Europën Lindore, ku pemët vareshin nga tavani deri në shekullin e pesëmbëdhjetë, për shkak se forma trekëndore e pemës kishte një domethënie religjioze për të krishterët, që përfaqësonte kryqëzimin.

 

Klan Plus

Kategori
Klan PlusTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*