Fotot e vajzës së Presidenti Trump, Ivanka, teksa shikon kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, po bëjnë gjiro në rrjetet sociale.

Duke qenë se jemi edhe në ditën e të dashuruarve, gazetari Phil Lewis ka vënë re një subjekt dashurie në diskutimet në tryezën e rrumbullakët mes kryeministrit Trudeau dhe vajzës së Presidentit, Ivanka Trump.

Le t’i shikojmë më nga afër.

E shikoni si ia shtyn karrigen që të ulet? Zotëri i vërtetë!

Kur ka qenë hera e fundit që Jared (bashkëshorti i Ivankës) e ka bërë këtë?

Ja ku është, duke menduar atë që të gjithë ne do të mendonim në dhomë me Justin.

Dhe reagimi, është yti Ivanka.

 

Oh mos! Presidentja dhe CEO-ja e TransAltas, Down Farrell e kapi!

A janë këto sy të pafajshëm vërtetë të përshtatshëm për një dhomë kabineti?

Sigurisht, ky është vetëm një konkluzion nga disa foto.

Por, çfarë është dashuria, në mos konkluzion?

Në muajin nëntor Presidenti Trump është kritikuar për përfshirjen e të bijës në një telefonate zyrtare me Presidenten e Argjentinës dhe për pjesëmarrjen në një takim me kryeministrin japonez.

Ivanka nuk ka asnjë post zyrtar në administratën e re amerikane.

Diskutimi it ë hënës ishte rreth grave në biznes, veçanërisht për ata në maje të korporatave.

Ivanka u përfshi në bisedë pasi ajo është një sipërmarrëse dhe Presidenti Trump ndjeu se nuk ka kurrfarë konflikti interesi në vendosjen në një tavolinë të shumë drejtuesve me një pjesëtare të familjes së tij, e cila po ashtu drejton biznese miliardëshe. /tvklan.al