Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë pasi makina me të cilën po udhëtonin u përmbys, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Panaja, në rrugën Vlorë – Fier dhe sipas policisë mjeti ka qenë me shpejtësi të lartë.

Të dëmtuarit u dërguan në spitalin e Vlorës, por gjendje e tyre është e rëndë.

Ndërkohë, në një tjetër aksident në rrugën Fushë Krujë – Milot katër makina janë përfshirë në një aksident. Një grua mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë. Ajo u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë

./abcnews.al