Dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë këtë të premte, në një aksident të ndodhur në fshatin Orman të Korçës.

Sipas policisë, dy të rinjtë të moshës 21 dhe 18 vjeç kanë qenë duke lëvizur me një motor, kur janë përplasur me murin rrethues të një banese. Ata janë dërguar në spitalin e Korçës dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Autoritetet policore po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/tvklan.al