Policia e Shtetit ka ngritur alarmin se janë shpërndarë disa pajisje për të fotografuar votën në zgjedhjet e ditës së nesërme.

Përmes një njoftimi për shtyp, zyrtarisht policia thotë se nuk do të tolerohet asnjë rast dhe ndëshkimet për çdo krim elektoral do të jenë shumë të ashpra.

Policia e Shtetit disponon  informacion të mjaftueshëm se elemente të caktuar kanë në përdorim dhe shpërndarë aparate (si në foto), me të cilat do të tentojnë të fotografojnë votën si dëshmi per votën e blerë”,

thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Autoritetet sqarojnë se në të gjithë vendin po mbahen nën mbikëqyrje disa persona të dyshuar që kanë tendence për blerjen e votës.

Nga ana tjeter, Policia e Shtetit paralajmëron çdo qytetar qe ka rënë pre e tentativës për shit-blerjen e votës të heqë dorë nga ky aktivitet kriminal.

“Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të garantuar, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë  dhe organet e tjera ligjzbatuese, një proces zgjedhor të qetë dhe të drejtë. Siç ka dëshmuar edhe ditët e fundit në goditjen e tentativave për shit-blerjen e votës, policia do të intensifikojë luftën kundër këtij fenomeni për të mos deformuar vullnetin e lirë të qytetarëve”,

thotë Policia. /

tvklan.al