Një bandë emigrantësh qeshën dhe u argëtuan teksa i vunë flakën një endacaku në një stacion treni, natën e Krishlindjeve.

Shtatë persona kanë përfunduar në pranga në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, e cila u filmua nga kamerat e sigurisë. Në to tregohej sesi ata i vinin flakën viktimës teksa ai po flinte gjumë në një stol në stacionin e Schonleinstrasse në Berlin.

Të arrestuarit janë të moshës 15 deri në 21 vjeç, 6 prej të cilëve sirianë dhe njëri nga libia.

Pasi i vunë flakën burrit, ata hipën të gjithë në tren për t’u larguar përpara se të mbërrinte policia.

Fatmirësisht viktima pësoi djegie të lehta pasi falë ndërhyrjes së shpejtë të personave që ndodheshin aty pranë, të cilët u tmerruan nga ngjarja në fjalë./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”100″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]