Foto e një djali të gjunjëzuar mbi trupin e të atit, i cili sapo ishte vrarë duke kryer një akt heroik, por bën xhiron e botës.
Anthony Dellegrazie, është djali nga Brooklyn, SHBA, i cili qëndron në lot mbi trupin e të atit, Phil Dellegrazie, që u shtyp me makinë nga një hajdut, ndërsa po përpiqej që ta ndalonte.
“63 – vjeçari, pronar i një dyqani veglash ndërtimi, sapo po dilte nga dyqani i tij rreth orës 9 të mëngjesit, kur pa një hajdut i cili hipi me nxitimin në kamionçinën e tij”
, tregojnë dëshmitarët.
Babai i tre fëmijëve, që mund të kishte vijuar punën e tij, menjëherë hipi në makinë dhe e ndoqi nga pas.
“Në momentin që hajduti ndaloi në semafor, Dellegrazie doli nga makina e tij dhe shkoi tek xhami”,
tregon një punëtor që gjendej aty pranë.
“Hajduti e shtyu dhe i kaloi sipër me makinë. Më pas brakstisi mjetin dhe iku me vrap”.
“Në momentin që djemtë e Dellegrazie erdhën me makinën e tyre dhe më pyetën se çfarë kishte ndodhur, m’u desh t’i thoja që babai i tyre kishte patur një aksident. Ai kishte ndërruar jetë.”
“Menjëherë djali i vogël, vrapoi drejt trupit të babait… Ai po qante”,
rrëfen në dëshminë e tij Pablo Rodriguez.
Fotoja tashmë ka bërë xhiron e internetit, ndërsa Instagrami i djali është i mbushur me komente për gjestin heroik të të atit.
Në një postim të bërë kohë më parë në rrjetin social, Anthony shkruante se arsyeja e vetme përse i pëlqente që të punonte të shtunave, ishte sepse mund të kalonte pak kohë më shumë me të atin.
“
Ai është njeriu më punëtor që unë njoh dhe shpresoj që një ditë të jem sa gjysma e tij”,
shkruan djaloshi./tvklan.al