Një grup aktivistësh në Lituani kanë gjetur një mënyrë origjinale për të protestuar gjendjen e mjeruar të rrugëve në vend.

Aktivistët e grupit Z999 janë fotografuar herë me rroba plazhi afër pellgjeve me ujë, e herë me grepë duke gjuajtur peshk, herë duke larë dhëmbët, e herë duke larë rrobat në ujin që ishte mbledhur në mes të rrugës.

Fotot u pëlqyen shumë dhe u shpërndanë në medien ndërkombëtare, porse nuk dihet ende sa e kanë bindur qeverinë të vendosë dorën në “xhep” për t’i rregulluar./tvklan.al