Dasma e 13 Shkurtit në Los Angeles të SHBA-ve, në përvjetorin e saj të 25-të, ka qenë realizimi i një ëndrre për Missin dhe aktoren shqiptare, Almeda Abazi.

 “Realizova një ëndërr,” shkroi bukuroshja shqiptare në postimin e parë pas dasmës, du shfaqët në një foto me bashkëshortin e saj, aktorin dhe modelin Tolgahan Sayisman, në rrugët e Los Angelesit.

    

 Almeda falënderoi të gjithë ata që iu gjendën pranë në këtë ditë të shënuar për të.

 Ndërsa dhëndri shqiptar postoi një foto të të gjithë familjes me shkrimin: “Dhe po, ne jemi një familje. E bukura e botës, bashkëshortja ime Almeda, nëna, babai…” shkroi Tolgahan duke përmendur edhe pjesëtarët e tjerë të familjes në foto, përfshirë edhe motrën e Almedës, Albanën.

 “Ju falënderoj për të gjithë mesazhet e bukura,” tha ai.

 Almeda dhe Tolgahan u martuan në Amerikë duke kurorëzuar lidhjen e tyre dy vjeçare. Në ceremoninë e martesës morën pjesë rreth 40 të afërm dhe miq të çiftit.

Kjo ishte një nga dasmat më të përfolura të këtij viti në Turqi, ku të dy janë pjesë e rëndësishme e showbizit. /tvklan.al