Një 28-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar në Britani pasi u kap duke kultivuar më shumë se 200 rrënjë kanabis në një shtëpi në rrugën St John’s në Biddulph.

“Kopshtari” Alban Balla i tha policisë se kultivonte bimët e kanabisit pasi disa shqiptarë i kishin premtuar 4000 euro, para të cilat do tua dërgonte familjarëve në Shqipëri.

Policia gjeti 48 bimë në një dhomë gjumi, 40 në një tjetër dhe 118 në një të tretë, sëbashku me 330 fara kanabisi.  Të gjitha bimët në total kishin një vlerë tregu prej 43,000 deri në 76,000 paund nëse do të shiteshin për një herësh, raporti “stokesentinel”.

Balla tha se ishte në shtëpi prej tre ditësh dhe se pagesën do ta merrte sapo të rriteshin bimët.

Prokurori Peter McCartney tha se policia e kishte bastisur shtëpinë më 12 Qershor, pasi kishte marrë informacione për aktivitete të paligjshme.

Në shtëpi ishin ngritur sisteme të sofistikuara për rritjen e kanabisit. Pavarësisht se avokati i tij David Farley këmbënguli se Balla ishte thjeshtë një kopshtar që ishte përfshirë në një skenar ilegal vetëm për tri ditë, shqiptari u dënua me 20 muaj burg./tvklan.al