Një operacion policor është zhvilluar në fshatin Nicaj të Shkodrës që është finalizuar me sekuestrimin e armëve, eksplozivëve, municioneve dhe drogës.

Policia bën me dije se ka arrestuarr Vat Lamin 41 vjeç, posedues i materialeve të sekuestruara. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 5.2 kg kanabis, 600 gram eksploziv, 3 fitila zjarrpërcjellës, 3 kapsolla detonatore, 1 granatë dore, 1 pushkë dhe 10 fishekë.

Uniformat blu kishin marrë informacion në rrugë operative për 41-vjeçarin që posedonte droge dhe armë. Ai akuzohet për shitje droge dhe armëmbajtje pa leje.

/tvklan.al