Një ditë pas protestës së zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë, në kohën kur brenda tij zhvillohej seanca për zgjedhjen e Kryeprokurores së përkohshme, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se shqiptarët protestuan si në çdo vend europian, kur shkelet Kushtetuta.

Në një postim në rrjetet sociale Basha shkruan:

“Brenda dhe jashtë Parlamentit, shqiptarët protestuan si në çdo vend europian kur shkelet Kushtetuta dhe dhunohet drejtësia. E gjithë Shqipëria pa se ky vend ka burra dhe gra, të rinj dhe të reja, qytetarë që ngrihen në këmbë, luftojnë, sakrifikojnë dhe nuk e pranojë shkeljen e Kushtetutës nga një autokrat i lidhur me krimin. Rrugë tjetër nuk ka!”

Basha ka postuar edhe fotografi nga protesta e ditës së hënë.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”391″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

/tvklan.al