Mediat greke kanë publikuar të tjera detaje për rastin e shqiptarit të arrestuar në Greqi, që përdhunoi gruan e shokut të tij.

Sipas mediave lokale, 38-vjeçari hyri në banesën e shokut dhe përdhunoi gruan e tij 30-vjeçare. Sipas denoncimit të kësaj të fundit në polici, ishte pikërisht ajo që i hapi derën e banesës shqiptarit. 38-vjeçari u fut me forcë brenda shtëpisë dhe e përdhunoi përpara syve të fëmijës së saj 5-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur më 18 qershor në lagjen Agiou Panteleimona. 38-vjeçari shqiptar u arrestua një ditë më pas kur bëri denoncim në polici gruaja 30-vjeçare.

Portali grek “tilegrafima.gr” ka publikuar edhe një foto të shqiptarit të akuzuar për përdhunim, por nuk ka bërë të ditur identitetin e tij.

/tvklan.al