Vlera e pemëve dhe bimëve në zonat urbane është e mirë-dokumentuar tashmë: ata përmirësojnë cilësinë e ajrit, bëjnë hije duke ju mbrojtur nga rrezet e nxehta dhe sigurojnë trafik më të vogël duke rritur cilësinë e jetës.

Hapësirat e gjelbra po kthehen në të detyrueshme anekënd botës. Shkencëtarët e Institutit të Teknologjisë në Massachusetts (MIT) u bashkuan me ekspertë të Forumit Ekonomik Botëror për të krijuar Treepedia-n, një aplikacion që  mat hapësirat e gjelbra në qytete.

Treepedia përdor pamjet e Google Street për të përcaktuar sa hapësira të gjelbra ka secili qytet i zhvilluar në botë. Qytetarët me anë të këtij aplikacioni mund të shikojnë sa pemë dhe hapësira të gjelbra kanë në lagjet e tyre dhe të planifikojnë e kërkojnë shtimin e tyre.

Iniciativa është dizajnuar për të ndihmuar në formësimin e qyteteve të së ardhmes.

Vancouver në Kanada është vlerësuar si qyteti më i gjelbër në botë. Në vitin 2010, ky qytet hapi një diskutim me publikun për të marrë ide se si mund të bëhej qyteti më i gjelbër në botë. Dhe duket se plani 10-vjeçar ka dhënë rezultatet e veta.

Ja edhe lista e plotë me shtatë qytetet më të gjelbër në botë sipas Treepedia:

  1. Vancouver, Kanada
  2. Sacramento, SHBA
  3. Geneva, Zvicër
  4. Seattle, SHBA
  5. Toronto, Kanada
  6. Boston, SHBA
  7. Tel Aviv, Izrael

/tvklan.al