Një studente e mjekësisë e cila ishte dënuar me burg për plagosje, duket i ka shpëtuar edhe vuajtjes së dënimit e madje do të rikthehet për studime në universitet.

Lavinia Woodward 24 vjeç u dënua me 10 muaj burg nga një gjykatë angleze dhe u pezullua nga Universiteti i Oksfordit ku studionte. Por, më pas gjykata vendosi ta falte me arsyetimin se është “shumë e zgjuar për të qëndruar në burg” për një rast të tillë dhe tashmë 24-vjeçarja po shfrytëzon një shteg për t’u rikthyer edhe në universitet.

Studentja e mjekësisë e cila akuzohet për plagosjen me thikë në këmbë të të dashurit të saj teksa ishte nën efektin e drogës, aktualisht është kthyer në vilën e prindërve të saj në Itali. Daily Mail raporton se Lavinia është duke u rehabilituar edhe për problemin e saj me drogën.

Tani thuhet se ajo ka bërë një ndryshim thelbësor në karakterin e saj pas rehabilitimit nga drogërat. Studentja e mjekësisë, e cila ka rezultate të shkëlqyera, ka shumë mundësi që të rikthehet në universitetin e Oksfordit për të vazhduar studimet.

/tvklan.al