Supermodelja braziliane, Adriana Lima, është ndarë nga i dashuri i saj,

Julian Edelman.

35-vjeçarja raportohet se i ka dhënë fund lidhjes 8-mujore me lojtarin e futbollit amerikan që luan për New England Patriots, 30-vjeçarin Edelman.

Burime pranë çiftit thanë se shkak për ndarjen e tyre ishte bërë përplasja në programe dhe ngarkesa e madhe në punë.

Çifti për herë të parë u pa dorë për dore në Korrik 2016, teksa ecnin në ishujt Nantucket.

Ata ishin njohur nga shokë të përbashkët në Miami./tvklan.al