Këtë të hënë janë mbushur plot 6 dekada, që nga dita Grace Kelly, një ndër aktoret më të dashura në Hollywood, u martua me princin Ranieri III, të Monakos.

Edhe pse pas kaq shumë kohësh, ky event ka mbetur ende në mendjet e miliona personave.

Madje as martesa më aktuale, si ajo e Prince Charles me Lady Diana, apo ajo e Princit William me Kate Middleton, nuk kanë mundur që na zbehin momentin e përrallës, që arriti të ushqejë kjo martesë.

Grace Kelly dhe Princi i Monakos, u takuan në vitin 1955, kur aktorja pjesëmarrëse në festivalin e Kanës, shkoi për një vizitë në vendin e mbretërinë e vogël.

Pas një takimit, ata nisën një korrespondencë dhe anë të njëjtin vit u fejuan dhe nisën përgatitjet, për atë që do të cilësohej si “Dasma e shekullit”.

Dy ceremoni gjigante u mbajtën për këtë dasmë, një civile në Pallatin Mbretëror, ku morën pjesë 3.000 të ftuar dhe një fetare e mbajtur në “Saint Nicholas Cathedral”,  e ndjekur live nga në një transmetim direkt nga mbi 30 milion shikues./tvklan.al