Këto imazhe interesante bashkojnë Londrën e sulmuar, me qytetin që duket sot, 75 vite më vonë.

Gjatë një periudhe prej 267 ditësh, në mes të Shtatorit të vitit 1940 deri në Maj të vitit 1941, 100 ton eksploziv u hodhën në 16 qytete britanike nga nazistët.

Gjatë një sulmi blic, Londra pësoi 71 sulme ajrore dhe u bombardua për netë rresht.

Sulmet bombarduese gjermane asgjësuan pjesë të kryeqytetit dhe shkatërruan mbi një milionë shtëpi.

11 Maji 2016 shënon 75 vjetorin e përfundimit të sulmeve në kryeqytet, edhe pse sulmet në qytetet e tjera vazhduan deri më 21 Maj.

Mbi 20 000 persona humbën jetën në kryeqytet si pasojë e këtyre sulmeve ndërsa 1.5 milionë londinezë mbetën të pastrehë.

Ndryshuan gjithashtu përgjithmonë peisashin e Londrës.

Por, pavarësisht shkatërrimit, Britania dhe kryeqyteti i saj refuzoi të dorëzohej./tvklan.al