Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur jashtë zyrës së partisë PASOK në Athinë mbrëmjen e sotme.

Sipas mediave vendase, ka qenë një person me motor që hapi zjarr. Sipas dëshmitarëve, pati të paktën 4 të shtëna me armë zjarri. Fatmirësisht asnjë i plagosur nuk raportohet nga breshëria e armëve.

Nga informacionet paraprake, autori ka qenë i veshur me rroba të zeza dhe me fytyrë të mbuluar. Sipas dyshimeve paraprake, hetuesit dyshojnë se shënjestër e atentatit kanë qenë policët. /

tvklan.al