“Mirësevini në Rivierën shqiptare!”, nis kështu një shkrim i botuar në “Telegraph”, i cili ka treguar nëpërmjet disa fotove, pamje të mrekullueshme të bregdetit tonë.

Ky është një reportazh i shkurtër, i përshkruar nga gazetari, Norman Miller. Ndërsa pushuesit mblidhen kudo nëpër vende të botës, bregdeti shqiptar prej 50 miljesh, vazhdon të jetë i pastër, në sajë të dekadave kur Shqipëria ishte në kohën e diktaturës komuniste dhe në kohën kur vendi mburrej me emrin e monarkut, Mbretit Zog.

Megjithatë, Shqipëria ka rrënjë të thella, duke qenë koloni e lashtë greke, Iliria, me qytete të rëndësishme si Apolonia apo Butrinti. Rrënojat e tyre romantike janë një plotësues i mrekullueshëm në qytetet bregdetare si Vlora apo vende të cilat kanë karakteristikë ushqimet speciale të detit, si Saranda.

Butrinti është i rrethuar nga një lagunë në brendësi dhe nga ngushtica me pamje pranë Korfuzit. Një zbavitje e mrekullueshme me aromën e detit, e një rruge bregdetare të mbështetur në kodrat e dendura, me ullishte dhe fshatra mahnitëse, të cilat sigurisht kanë vende për të ngrënë ushqime deti të freskëta, mish të shijshëm të pjekur në zgarë dhe sallatë të thjeshtë.

Parqet Kombëtare

Laguna e Karavastasë është më i madhi, me një ekosistem të pasur me gjelbërim, të rrethuar nga pylli i Parkut Kombëtar të Divjakës. Ky është një vend fantastik për të kombinuar kënaqësitë bregdetare me turizmin natyror.

Parku Ndërkombëtar i Llogorasë, shënon mrekullisht pikën ndarëse mes Detit Adriatik dhe Detit Jon. Ecni nëpër kodra duke zbritur poshtë dhe do të përjetoni një adrenalinë të paparë.

Plazhet

Dhërmiu është ndoshta plazhi më i njohur në Shqipëri, e cila shtrihet me milje dhe karakterizohet nga uji i thellë blu. Shumë vendas i kalojnë pushimet këtu, duke udhëtuar për një kohë të shkurtër në plazhin e Drimadhasit.

Ksamili

Ndodhet pranë historisë së mrekullueshme të Butrintin, i vlerësuar si Trashëgimi Botërore dhe i mbrojtur nga UNESCO. Kjo është një përzierje e përsosur e plazhit dhe kulturës. Nga këtu shijohet edhe pamja e Korfuzit, duke qenë pika më e afërt me Greqinë. Nëse kërkoni një eksperiencë të “nxehtë”, vizitoni dhe tre ishujt aty pranë dhe shijoni gatimet dhe pijet që ofrohen nga lokali përreth.

Borsh

Ky është plazhi më i gjatë dhe i padëmtuar në Shqipëri duke përshkuar katër milje. Ajo vjen si pamje përgjatë rrugës bregdetare në rrugën drejt bregdetit të Borshit. Pavarësisht nga madhësia e tij, prodhimi i vajit të ullirit është specialiteti kryesor i vendit, jo vetëm kaq, shërbimet e ofruara nga lokalet janë shumë tradicionale dhe të shijshme./

tvklan.al