Policia greke ka goditur një rast të trafikut të heroinës. Në portin e Igumenicës është ndaluar një automjet që po transportonte 6 kilogramë heroinë. Droga ishte fshehur në një pjesë të modifikuar të automjetit luksoz tip “Mercedes-Benz S-Class”.

Policia greke thotë se heroina ishte ndarë në 14 pako e mbështjellë letër natriban. Autoritetet arrestuan shoferin e mjetit, një 38-vjeçar emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Lënda narkotike e fshehur në makinë u zbulua nga kontrollet me ndihmën e qenit anti-drogë.

/tvklan.al