Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohen se trafikonin eksploziv C4.

Të ndaluarit janë Alfred Gurra, 26 – vjeç dhe Drini Lika, 35 – vjeç, të dy banues në Krujë. Sipas policisë, të dy këta persona janë me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje në Itali.

Operacioni në fjalë u zhvillua në zonën e Krujës, pasi dy të arrestuarit do t’ia shisnin lëndën eksplozive, kapsollat detonatorë dhe fitilin zjarrëpërcjellës një grupi tjetër kriminal.

Gjatë operacionit, efektivët e policisë sekuestruan 40 kallëpë eksplozivë C4; 100 kapsolla detonatore; 43 metër fitil zjarrpërcjellës; një automjet Mitsubishi me targa LA7607 A dhe automjetin Benz, me targa AA 888 Ç.

Policia thotë se aktualisht vijon puna hetimore dhe gjurmuese në zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”76″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]