Presidenti Turk, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur në presidencë një emigrant sirian të gjymtuar nga bombardimet e avionëve të Asadit në Siri dhe vajzat e tij, njëra prej të cilave quhet Lot.

27-vjeçari, Mamun Halit Nasir, humbi dy këmbët, gishtat e dorës së djathtë dhe sytë gjatë bombardimeve të avionëve të Asadit në qytetin e Idlibit, në Siri.

Fjalët vogëlushes së të verbuarit, Lot, ku thoshte: “M’i merrni sytë dhe jepjani babait. Të shikojë dhe të më dojë” kanë ngjallur reagim të madh në media.

2

“NTV” tha se në takimin me Erdoganin ishte e pranishme edhe vajza tjetër e të plagosurit në luftë, Sidre-ja.

Mamun Halit Nasir së bashku me familjen e tij tashmë është i sigurt në Turqi dhe fëmijët shkojnë në shkollë.

Takimi vjen disa ditë pasi Presidenti i ri Amerikan, Donald Trump, u ndaloi hyrjen në SHBA myslimanëve nga shtatë shtete, përfshirë Sirinë.

3

Erdogan, i cili kritikohet për prirjet e tij gjithnjë e më autoritare dhe diktatoriale, si në sjelljen ndaj shtypit ashtu edhe ndaj opozitës, ka treguar një fytyrë të dhembshur ndaj emigrantëve, duke mirëpritur në shtetin e tij më shumë se 3 milionë sirianë edhe irakianë që i kanë ikur luftës.  Sipas Kombeve të Bashkuara, Turqia është shteti që mikpret numrin më të madh të emigrantëve në botë.

Një veprim të ngjashëm me pritjen e emigrantëve sirianë e ka bërë ditë më parë edhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau./tvklan.al