Një shqiptare ka humbur tragjikisht jetën mëngjesin e kësaj të hëne në Lecce të Italisë.

Sipas mediave italiane, viktima është 35 – vjeçarja Alda Çelaj. Ajo udhëtonte me një Peugeot, kur humbi kontrollin e mjetit, në rrethana ende të paqarta dhe u përplas me murin rrethues të një shtëpie.

Përplasja ka qenë mjaft e fortë, duke bërë që gruaja të ndërronte jetë në vend.

Ngjarja e rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit, në rrugën Trepuzzi – Lecce./tvklan.al