Për shumë, shqiponjat janë një simbol i patriotizmit dhe forcës, por për banorët e Dutch Harbor, në Alaskë ato janë një problem i madh.

Banorët e këtij fshati peshkatarësh në Ishujt Aleutian janë të terrorizuar nga shqiponjat, të cilat janë përgjegjëse që nga përhapja e plehrave në kërkim të ushqimit, e deri tek “rrëmbimi” i qeseve me ushqime nga banorët.

Bëmat e këtyre shpendëve i ka dokumentuar me anë të aparatit të tij fotografik, fotografi Corey Arnold, gjatë kohës që punonte në Alaskë. Ne po ju sjellim disa prej këtyre imazheve.

/tvklan.al