Victoria Beckham është ylli i muzikës pop dhe ikona e modës, duke shënuar 20 vjet biznes të suksesshëm. Por, përpara dy dekadash, ëndrrat e Victoria Beckham për të qenë ikonë e stilit të modës, ishte drita e syve të saj.

Tashmë 42-vjeçarja vjen në prospektivë nga “Akademia e Shëndetit dhe Bukurisë” të Londrës, në moshën 15-vjeçare, e veshur sportive dhe dhe me një buzëqeshje të madhe.

Ylli është fotografuar për të promovuar shkollën e saj bashkë më disa studentë të tjerë. Victoria është kapur në disa fotografi me uniformën e shkollës së saj me flokët  kaçurrela ngjyrë të errët.

Fotot janë marrë kur adoleshentja Victoria jetonte me prindërit e saj Jacqui dhe Antony, motra Louisë dhe vëllai Goffs Oak në Hertfordshire.

Rreth kohës që ajo bënte photoshooting në shkollën e bukurisë, Victoria kishte filluar mësimet edhe një një shkollë teatri me shpresën për të ndjekur një karrierë Showbizi. Në mars të 1993 ajo u përzgjodh në një audicion ku kërkonin vajza të zgjuara, ambicioze dhe që dinë të këndojnë.

Një vit më pas ajo u bashkua me grupin Spice Girls. Pesë vjet më pas Victoria mori famë globale kur grupi i saj u rendit në kryelistën e këngëve më të mira me këngën Wanna be.

Ndërkohë, ajo ka folur edhe për mikeshat e grupit të saj duke thënë: “ Vajzat më dhanë më shumë besim për veten. Ne kemi punuar shumë së bashku dhe ata me ndihmuan dhe më pranuan kështu si unë jam”./

tvklan.al